Në dhjetor të këtij viti, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar krerëve të shtetit më kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit serb në Kosovë.
Ndër figurat a para publike që mbështeti këtë propozim ishte ish- deputetja Vasfije Krasniqi- Goodman. Ajo kërkoi që të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Dhoma e Tregtisë bënë thirrje që të bojkotohen produktet e Serbisë
Derisa, edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani ka kërkuar që logoja të pranohet.
“Si aktiviste shumëvjeqare dhe si grua që përjetova trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë kërkoj,nga Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisê, që Logoja e krijuar në përkujtim të këtij gjenocidi të pranohet zyrtarisht nga institucionet relevante”, deklaroi Shukrije Ramadani.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/12/image-111.png)
Poashtu, edhe deputetë e figura të tjera publike mbështetën propozimin që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i luftës në Kosovë.
Iniciativa u mbështet nga subjekti politik NISMA Socialdemokrate, Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe Kuvendi Komunal i Ferizajit.
Propozimi u mbështet edhe nga figurat e tjera si, Avni Dehari, Ilir Shaqiri, Bujar Dugolli, Fatmire Mullahaxha Kollçaku, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Genc Prelvukaj, Bekim Haxhiu, Mevlyde Mezini Saraçi, etj.
Ndryshe, katër petale paraqesin katër format e akteve gjenocidale të serbëve në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik, dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptarë./Botapress.info/