Arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje këtë Botëror, me vendimin e marrë nga FIFA pas polemikave të shumta në sfidën çerekfinale midis Holandës dhe Argjentinës.
Sfida mes skuadrës së Van Gaal dhe asaj të Scalonit u bë ndeshja me më shumë kartonë në Botëror, me plot 14 lojtarë të ndëshkuar.
Kështu Lahoz nuk do të jetë më në Botëror, me katër sfida të mbetura deri në finalen e 18 dhjetorit.
Kështu në një farë mënyre realizohet dhe “dëshira” e Leo Messit, me këtë të fundit që u shpreh pas sfidës se spanjolli nuk duhet të gjykonte më./Botapress.info/