Dy gazetarë janë kërcënuar në mëngjesin e së dielës në fshatin Rudarë. Sipas raportit të policisë, gazetarët ishin duke marrë pamje nga barrikadat e vendosura nga serbët në fshatin Rudarë, në veri të Kosovës. Bazuar në deklaratat e viktimave, ata janë kërcënuar nga një i dyshuar mashkull, duke bërë kështu që të largohen nga vendi i ngjarjes.
Policia bënë të ditur se rasti është nën hetime.
Ujman: Policia jep detaje për tri rastet kur njësitet policore u sulmuan me armë zjarri
“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Botapress.info/