Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16.2% në muajin korrik 2025, në krahasim me priudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjegjësisht në vlerë prej 576,4 milionë euro krahasuar me deficitin 495,9 milionë euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.7%.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti i mallrave në muajin korrik 2025 kishte vlerën 83,8 milion euro, ndërsa importi 660,2 milion euro, e që është një rënje prej -2.4% për eksport dhe një rritje prej 13.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 21.7% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (12.5%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (7.4%) produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.1%) produktet minerale, (13.1%) mjetet e transportit, (13.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (12.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,8 milion euro, ose rreth (34.3%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (8.9%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania (10.5%), Holanda (3.8%), Italia (3.5%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 283,1 milion euro, ose (42.9%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (4.5%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.1%), Italia (4.8%), Polonia (3.8%), etj.
Në muajin Korrik 2025, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 39,5 milion euro, ose (47.1%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënje prej (-12.4%).
Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria (18.0%), Maqedonia e Veriut (14.7%), Serbia (7.2%), Mali i zi (5.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin korrik 2025, arritën në 79,6 milion euro, ose (12,1%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.4%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4.2%), Shqipëria (3.7%), Serbia (3.1%).
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,6 milion euro, ose (18.6%).
Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (8.3%) dhe Turqia (2.4%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 297,5 milion euro, ose (45.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14.5%) dhe Turqia (12.7%). Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet