Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri të Kosovës.
Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës.
Gjermania dhe Italia dënojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it
Sipas tij, duhet të rivendoset qetësia në atë pjesë.
“EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, shkroi ai në Twitter.