Gjermania dhe Italia kanë dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj EULEX-it, që ndodhi mbrëmë në veri të vendit.
Megjithatë, sulmi nuk solli lëndime në njerëz e as dëme materiale.Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
“Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, ambasada e Italisë në Kosovë shkroi se sulmet ndaj policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare si EULEX-i nuk kanë fare justifikime.
“Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.