Banka Kombëtare e Serbisë në Leposaviq gjatë ditës së enjte ka qenë cak i një sulmi të armatosur nga persona të maskuar të cilët ia mësynë që të kryejnë një grabitje. Si pasojë e kësaj ka mbetur i lënduar një punëtor, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore për spital.
Sipas burimeve të Sinjalit, gjithçka ka ndodhur teksa punëtorët e kompanisë Henderson të cilët transportojnë para për nevojat e bankave, kanë qenë duke vendosur paratë në bankë.
Ndërkohë Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i tentim grabitjes, ku shihen dy persona të armatosur teksa hedhin gas lotsjellës në drejtim të punëtorëve të kompanisë dhe shtiejnë me armë zjarri.