Argjentina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”, pasi e ka mposhtur Holandën pas ekzekutimit të penalltive,.
As koha e rregullt e as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk kanë sjellë fitues në ndeshjen superdramatike ndërmjet Argjentinës e Holandës e zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.
Ndeshja pas 90 minutave përfundojë me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa në vazhdime nuk pati gola çka u desh penalltitë të përcaktojnë fituesin.
Argjentina ishte më me fat dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale atje ku e pret Kroacia. /Botapress.info./