Një aksident trafiku ka ndodhur në Obiliq, ku një automjet ka goditur dy këmbësorë.Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, këmbësoret që u goditën janë nënë e bijë.
Bajgora ka deklaruar se gjendja e tyre është shumë e rëndë.“Gjendja është shumë e rëndë. Janë nënë dhe vajzë”, tha Bajgora.
LEXO EDHE KETE
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, këmbësorët kanë lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar./Botapress.info/