Hyrjet e hajnave me forcë brenda shtëpive private, banesave, institucioneve financiare e bizneseve të ndryshme, po u shkaktojnë humbje e pasiguri të mëdha qytetarëve të vendit. Ka edhe raste kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive, të cilët herë arrijnë t’i ndalin e herë iu ikin para syve,
Pse nuk kaloi projektligji për Trustin, opozita kërkon përsëritje të votimit – pozita s’pranon
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dubovë e Vogël e Istogut, ku dy persona të armatosur dhe me maska ia kanë mësyrë një shtëpie. Të dyshuarit kanë depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe teksa kanë qenë në katin e dytë, pronari e ka vërejtur se diçka e dyshimtë po ndodhë në shtëpinë e tij.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë, me ç’rast derisa zyrtarët policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes të dyshuarit janë larguar, pa arritur të vjedhin para e gjësende me vlerë.
Kërkimet për t’i kapur të dyshuarit kanë nisur pas denoncimtit të rastit, por Policia fillimisht kishte hasur në një veturë të braktisur, e cila ishte marrë me qira nga i dyshuari. Gjurmët që gjetën zyrtarët policorë ndihmuan në zbulimin e njërit nga personat e dyshuar.
Sinjali mëson se pas identifikimit të personit të dyshuar, Policia ka arritur ta arrestojë të njëjtin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.