Një shtëpi është kapluar nga zjarri mesditën e sotme në lagjen Pejton në kryeqytet. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve dhe nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshi një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ajo.