Shumë shpesh dëgjojmë raste ku shqiptarët anekënd botës tregohen të suksesshëm dhe arrijnë të dallohen në vendet ku veprojnë.
Një rast i njëjtë ka ndodhur në Azinë Perëndimore, në shtetin jordanez, ku një shqiptar nga Kosova është shpërblyer nga Komanda e Marinës Jordaneze, për angazhimin e tij në ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Komanda e Marinës Jordaneze, shpërbleu Arianit Shehun, për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë Jordaneze në luftimin e terrorizmit në Lindje të Mesme.
Këtë shpërblim, Arianit Shehu, ia dedikoi me vlerësimin më të lartë për përkushtimin dhe punën e palodhshme të Armatës Jordaneze e në veçanti Marinës.
Kontributi në rritjen e sigurisë, në sfidat që po ballafaqohen shtetet veç e veç dhe përgjithësisht bota, është një shansë më shumë, për të projektuar të ardhmen në paqe dhe prosperitet./Botapress.info/