Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra.
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një objekt ndërtimi në rrugën ‘Jashar Salihu’ në Prishtinë, ku një punëtor ka rënë nga një lartësi.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 62-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak të lëndimeve që kishte marrë në vendin e tij të punës.
Viktima është hospitalizuar në trajtim intensive, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.