Portugalia dhe Zvicra do të përballen sonte mesvete në 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Lusail Iconic”.
Fernando Santos e ka lënë Cristiano Ronaldon në bankën rezervë për këtë ndeshje, teksa Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të luajnë nga fillimi te “Helvetikët”.
Formacionet zyrtare:
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/12/Screenshot_1-83.png)
Kujtojmë se fituesi nga kjo ndeshje në çerekfinale do të përballet me Marokun, që eliminoi Spanjën