Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar pas dyshimeve për shkrepje armësh dhe shpërthime në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale për të sulmuar Zyrën Komunale në Mitrovicën e Veriut.
Dalin detaje të reja të versionit të ri të planit “franko -gjerman” dhe afati për marrëveshje
Vela shkruan se ky sulm është fushatë agresive frikësuese kundër serbëve që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit.
“Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale për të sulmuar Zyrën Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Ky është një sulm ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit, çifteve me fushatë agresive frikësuese kundër serbëve të Kosovës që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet në veri të Kosovës”, ka shkruar Vela.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës thekson se dyshohet për shkrepje armësh e shpërthime në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, por se të lënduar nuk janë raportuar ende.
Tutje, njoftohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këto komuna.