Ka vdekur gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Besa Ferri – Rizvanolli.Njoftimin e ka bërë gjykata Themelore përmes një postimi në Facebook, përcjell Botapress.info.
“Gjyqtarja e ndjerë Ferri – Rizvanolli ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë e cila ka qenë e angazhuar në Departamentin për të Mitur dhe vite me radhë dha një kontribut të madh në sistemin e drejtësisë.Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama, në emër të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ferri dhe Rizvanolli, kolegëve dhe miqëve të të ndjerës”, shkruhet në noftim.