Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të lirohet i riu që e goditi me grusht që në nisje protestën e opozitës në Tiranë.
“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama.
Dalin pamje të reja: Personi që grushtoi Berishën, u mat mirë para sulmit
Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”, tha Berisha.
Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, Berisha u godit nga Gert Shehu 31vjeç. Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat. Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke e transportuar drejt Traumës./Botapress.info/