Përderisa për herë të parë në Tiranë po mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ka qenë profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i cili e ka komentuar, duke thënë se që nga rënia e komunizmit nuk ka një vend tjetër në Europë që është dëshmuar më konstruktive dhe paqësore de Shqipëria, shkruan Gazeta Metro.
Latifi ka thënë se në tridhjetë vitet e fundit, nuk ka një vend tjetër në Europë më paqësor dhe që ka dëshmuar bashkëpunim se Shqipëria përkundër që është lënë pas dore dhe nuk është vlerësuar.
Tutje Latifi ka thënë se liderët me të rëndësishëm të Bashkimit Europian kanë zbritur në Tiranë, për të zhvilluar një samit të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se kjo ngjarje mbase do e shënon fundin nënçmimit të Shqipërisë nga BE’ja dhe fillimin e një epoke tjetër të vlerësimit të merituar.
Postimi i plotë:
Në tridhjetë vitet e fundit, që nga rënia e komunizmit, nuk ka një vend tjetër në Europë që është dëshmuar më konstruktiv, më bashkëpunues e më paqësor se Shqipëria. Kjo politikë, në kush e di sa raste, nuk është vlerësuar nga Bashkimi Europian. Përkundrazi, është nënçmuar dhe për pasojë Shqipëria vazhdimisht është lënë prapa derës.
Sot liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian kanë zbritur në Tiranë për të zhvilluar një samit të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbase kjo ngjarje, shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shënon edhe fundin e epokës së nënçmimit të saj nga BE-ja dhe fillimin e një epoke tjetër të vlerësimit të merituar, të cilën Shqipëria e ka merituar para shumë vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos para Serbisë.