Deputetja e LDK-së Doarsa Kica -Xhelili para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, ka folur për mungesën e saj në disa seanca.
Kica -Xhelili ka thënë se arsye për mungesë ka qenë shtatëzania e saj, e cila ka filluar me disa vështirësi.
“Për dy muaj kam qenë nëpër spitale duke marrë infuzione. Kjo ka qenë arsyeja e mungesës sime”, ka thënë ajo.
Ndërsa ka thënë se LDK nuk ka votë për asnjërin kandidatë të propozuar nga VV për kryeparlamentar.
“I takon seciles parti të mbajë qendrimet e veta për votimin e kandidateve. Ne si LDK nuk kemi marrëveshje me VV-nëdhe s’kemi votë për asnjë kandidat. Për ne tema e propozimeve është e kryer. Nga ajo që pam pardje mu duk taktizim për faktin që u refuzua një konsultim”, tha ajo. /Indeksonline/.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: LDK e gatshme për zgjedhje kurdo që Presidentja e vlerëson
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shpërndarja e Kuvendit nga Presidentja, Kurti: Do ta kemi një adresim pasdite nga Kryeministria
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka
Ekskluzive Lajme
Izraeli shkatërron bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar
Bunkeri nëntokësor i ish-udhëheqësit suprem të