Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ende s’ka marrë qëndrim të prerë nëse do të votojë pro Dimal Bashës për kryeparlamentar, nëse emri i tij propozohet sërish në seancën e sotme.
Haradinaj tha se Basha nuk është në preferencat e AAK-së meqë tha se në krye të Kuvendit duhet të jetë një profil që e gëzon autoritetin e plotëve.
“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun, i kemi përmendë preferencat tona. Dimali s’është në preferencën tonë. Ta shohim. Do të kishim pasë dëshirë të jenë ata që i kemi cek, ka edhe tjerë. Ta shohim edhe për Dimalin. Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë kish me qenë i atij që e gëzon autoritetin dhe respektin e plotëve. Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendoj që edhe VV ka opsione të tjera. Ta shohim”.
Kur u pyet nga gazetarët nëse sot do të votojnë pro Bashës në rast se propozohet, Haradinaj s’pat përgjigje përfundimtare.
“S’e di për besë. S’kemi vendosur, tash kam ardhur më herët pak për ta sqaruar. Kemi mundësi përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë”.
“Ne kemi preferencat tona. Ta shohim tash në proces. Nuk po nxitohemi. Nëse VV e ka më të mirin Dimalin dhe s’ka më të mirë, ky është niveli i tyre atëherë mundet edhe ky”



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e