Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, mes tyre edhe dy të mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 25 gusht 2025, rreth orës 21:20, në rrugën nacionale 22.3, në fshatin Dren.
Në aksident u përfshinë dy vetura civile: një VW Scirocco, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe një Ford Focus, ngjyrë hiri, me targa serbe.
Sipas hetimeve të para, aksidenti dyshohet se ndodhi pasi vetura VW Scirocco, që po lëvizte në drejtim të Leposaviq–Jarinjë, doli në shiritin e kundërt dhe u përplas me pjesën e përparme me veturën Ford Focus, që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Nga përplasja u lënduan 6 persona: H. D rreth 22-vjeçar, E.D rreth 25-vjeçar, N. N rreth 53-vjeçar, T.M rreth 12-vjeçar, V.V rreth 12-vjeçar, si dhe vetë shoferi i njërës prej veturave.
Të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet