Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth takimit të mbrëmshëm të thirrur nga Presidentja.
Svecla bëri të ditur se janë në fazën e fundit të hetimeve të zyrtarëve policor që kishin të bëjnë me rastin e të ndjerës Hamide Megashi.
Më tutje ai bëri të ditur së është njoftuar se në bazë të hetimeve disa zyrtarë dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
‘’ Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritashme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim’’, shkruajti ai në Facebook.