Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Çagllavicë.
Burime e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në fshatin Çagllavicë ku ishte përfshirë një veturë dhe për pasojë ka vdekur një person.
Kurti çon përpara ligjin e rrezikshëm për të larguar mijëra njerëz nga puna
Sipsa burimeve, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku ne vendin e ngjarjes.
Në momentin kritik, viktima nuk ishte i vetëm në veturë, ai ishte me shokun e tij. Ndërsa shoku i viktimës është dërguar në gjendjë të rëndë në QKUK për të marrë ndihmën e shpejtë.
Gazeta mëson se në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.