Botapress, 10 Qershor – Llapjanët duket se kanë ndryshuar mendje sa i përket qeverisjes së Vetëvendosjes me kryetarin Shpejtim Bulliqin. Kështu sipas një ankete të gazetës Express, në pyetjen se A jeni të kënaqur me qeverisjen e Vetëvendosjes në Podujve, të organizuar gjatë debatit në studio me Shpejtim Bulliqin, kryetarin aktual të komunës së Podujevës, prej 3.627 të anketuarve apo 1.904 vota ose 52% të pjesëmarrësve në votim janë deklaruar se nuk janë të kënaqur, ndërkaqë 1.723 apo 47.5% e votuasve janë të kënaur me Qeverisjen e VV-së dhe të Shpejtim Bulliqit në Podujevë, shkruan Botapress.
Kjo zbehje e besimit të llapjanëve ndaj Vetëvendosjes dhe Shpejtim Bulliqin vjen vetëm pas më pak se 10 muaj të qeverisjes së kësaj komune nga VV-ja dhe Bulliqi. Ky rezultat duket se është një ogur jo i mirë për VV-në dhe kryetarin e saj Shpejtim Bulliqi, disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. (Botapress)