Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.
Kështu ka thënë Hasani për Kosovo Online, duke thënë se është shkelur Neni 96 dhe pika pesë e Kushtetutës së Kosovës ku thuhet në mënyrë eksplicite se çfarëdo ri-emërimi i një ministrit që nuk është nga komuniteti shumicë kërkon konsultim me forcat politike që përfaqësojnë atë minoritet.
I ngushtohet rrethi dorasit për vrasjen e ish-gruas, kërkimet shtrihen edhe në Prishtinë
Ai thotë se Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë një vendim të tillë për emërimin e Rashiqit si ministër.
“Unë nuk dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do të mbështes një vendim të tillë”, ka thënë Hasani./Botapress.info/