Vrasja mbrëmshme e një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë. Dyshohet se viktima, Hamide Magashi, u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili,.
I dyshuari, Sokol Haliti që dyshohet se e ka kryer vrasjen, ka qenë edhe më herët i akuzuar për dhunë në familje.
E pas kësaj është ngritur edhe çështja për zbatimin e Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike, pra të personave, të cilëvë u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
“Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë”, thuhet në këtë ligj.
Lidhur me këtë rast tragjik, sot do të mbahen dy protesta.
Protesta e thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës do të nis në ora 12:00 kurse protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Një rast tjetër tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në kryeqytet, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni derisa viktima ishte në gjumë.