Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në fshatin Zhegovc të Gjilanit ka çuar në zbulimin e katër plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e tre personave të dyshuar. Nacionale ka mësuar përmes burimeve të mirëinformuara se njëri prej të arrestuareve është Rinas Zeqiri (rreth 25-vjeçar), kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për Asamblenë Komunale në Novobërdë.
Sipas burimeve të Sinjalit, tre të dyshuarit janë:
Ardit Sylejmani (rreth 34-vjeçar)
Rinor Ahmeti (rreth 27-vjeçar)
Rinas Zeqiri (rreth 25-vjeçar)
Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas policisë, dyshohet se në këto plantacione janë kultivuar rreth 500 bimë kanabis sativa, disa prej të cilave kishin arritur deri në 2 metra lartësi dhe ishin në fazë të avancuar për përpunim.
Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë AK-47, një karikator me 19 fishekë kalibër 7.62×39 mm, pesë telefona dhe një veturë Golf V.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, bimët narkotike janë asgjësuar në vendngjarje, nën mbikëqyrjen e Forenzikës Rajonale dhe Njësisë së Zjarrfikësve, për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet