Aleksandar Arsenijoviq i cili është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar pamje teksa një këmbësor goditet nga një veturë në Leposaviq.
Ai është shprehur i tmerruar nga kjo skenë që sipas tij u bë në mënyrë të qëllimshme, shkruan Reporteri.net.
“Më ka tmerruar skena nga komuna e Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) në mungesë të policisë shkel një njeri në rrugë duke përmbushur tekat e tij personale.
Shpresoj që ata të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht!”, ka shkruar Arsenijeviq sipër videos së publikuar.
Nga ajo që mund të shihet në pamje, qytetari që e kryen aktin është ai që e ka xhiruar veten. /Botapress.info/