Në dy republikat e don kishotëve pa mullinj të erës, shqiptarët gëzohen kur ia dalin muajit dhe lumturohen kur fëmijët e tyre marrin ikën drejt Evropës, për të mos u kthyer kurrë.
110 vjet pavarësi andej kufirit e 14 këndej dhe ende bëjmë lojën e rrezikshme të ruletit rus…
Shqiptarët duhet të reflektojnë dhe krerët e dy vendeve të ndërgjegjësohen, që dy republikat të mos shemben si kullat prej letre.
Në këtë ditë të madhe të rrëzëllimit shpirtëror, urime Dita e Flamurit shqiptarë kudo që jeni!