Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE. Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka shkruar Fajon në Twitter.
![TANJA](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/11/TANJA.jpg)