I është dhënë lamtumira e fundit mësimdhënëses Sadije Godeni, e cila dyshohet se u vra të premtën nga burri i saj.
Ceremonia e varrimit u mbajt në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
E ndjera ishte arsimtare e lëndës së Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania ” në kryeqytet.
Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klan Kosova.
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Izet Godenit, i cili dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij.