Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur.
Viktima e ka raportuar rastin në polici duke deklaruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dhe se ai e kishte shfrytëzuar seksualisht.
I dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“DHUNIM – Gjilan 22.08.2025 – 13:00. Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



Të tjera
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në
Aktuale
Kurti takon kongresistët amerikanë
Kryeministri në detyrë i Republikës së