10 burra nga dy familje janë arrestuar në Lipjan pasi janë përleshur mes vete për motive ende të panjohura, tha Policia e Kosovës.
Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe se ka pasë edhe një armë automatike që s’u përdor. Policia tha se ka konfiskuar armën që kishte dy karikatorë dhe 46-fishekë.
Për pasojë, lëndime kanë marrë dy veta, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK.
Që të gjithëve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.
Raporti i policisë:
PJESËMARRJE NË RRAHJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Lipjan 22.08.2025 – 14:44. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e