Arabia Saudite e gëzoi botën arabe me fitoren e paimagjinueshme ndaj Argjentinës në Kupën e Botës ”Katari 2022”.
Ata i befasuan Albicelestët të martën me rezultat 2:1, duke e përmbysur epërsinë që latinët e kishin siguruar përmes Lionel Messit.
Zbulohet virusi i ngjashëm me Covid-19, shkencëtarët ngrenë alarmin
Sipas raportimeve nga Harian Metro, në nderim të suksesit të ekipit kombëtar, Princi Mohammed bin Salman Al Saud i Arabisë Saudite raportohet t’ua ketë dhuruar secilit lojtar të kombëtares nga një Rolls-Royce Phantom.
Për më tepër, pas kësaj fitoreje, qeveria ka njoftuar se do të kenë festë nacionale. /Botapress.info/