Shkolla si vatër e mësimit ka detyrë parësore edukimin e nxënësve me ndenjën kombëtare. E enjëta e 24. 11. 2022 ishte një ditë akoma më e gëzuar për nxënësit Shkollës “SHFMU Dëshmorët e Drenicës” në Cikatovë e Vjeter me drejtoren Dreniza Hasi, që zgjodhën mjediset e shkollës, klasen e bukur për të festuar, 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, festën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve., shkruan Botapress.info
Në të nuk kishte pjesëmarrje të prindërve, por vetëm nxënësit nga klasa zero deri në klasën e pestë. Në këtë klasë të improvizuar si sallë kinemaje, fëmijët kanë parë filmin e Ismajl Qemajlit dhe pasataj kanë vazhduar festën duke u shërbyer me ushqime tradicionale të cilat i kanë përgaditur në shtëpitë e tyre dhe kishin sjellur në shkollë të gjithë duke kontribuar me ndonjë ushqim.
Këtë organizim të veçant e kanë bërë mësimdhënsit e stafit të pasditës. Flamuri me fushën e kuqe e shqiponjën dy krenare në mes është simboli më i shenjtë për çdo shqiptar brenda dhe jashtë atdheut./Botapress.info/