Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.
Nga shkolla kanë shprehur ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.
Postimi:
Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.
Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!
U prehshin në paqe!
Me respekt dhe pikëllim të thellë,
Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë




Të tjera
Aktuale
Thellohet deficiti tregtar në Kosovë, eksporti mbulon importin me vetëm 14.1%
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme
Aktuale
A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit deklarohet Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Deputeti i VV’së thotë se të dielën bëhet qeveria
Deputeti i Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil