Java që po kalojmë ka shënuar kthesa të mëdha në vendimarrje në Bruksel dhe në Kosovë.
Filloi më lajmin se “Nuk ka marrëveshje për targat në Bruksel”, vazhdoi me një shtyerje për 48 orë të ekzekutimit të gjobabe për targat ilegale, me kërkesën e ambasadorit amerikan Hovenier, u paralajmërua zbatimi i vendimit të qeverisë për ekzekutim të gjobabe, “fluturoi” Bislimi në Bruksel dhe…..Eureka: U arrit marrëveshja për targat mes Kosovës e Serbisë!
Kjo dramë e traumatizimit të opinionit të Albin Kurtit nuk është diçka e re. Pothuaja prej se ka ardhë në pushtet ka bërë “taktizime dhe traumatizime” të opinionit publik dhe provokime të faktorit ndërkombëtar në përpjekje për t’i ikur përgjejgësisë së tij dhe për të arsyetuar veprimet dhe vendimet të cilat i kishte kundërshtuar edhe me forcë e me dhunë sa ishte në opizitë.
Madje një lloj drame në të njëjtat akte e ka zhvilluar edhe me Planin franko-gjerman të prezantuar nga emisarët e presidentit Macron dhe kancelarit Sholc.
SIc do ta shihni në titujt e poshtëshënuar, Kurti njëherë tha se “Nuk ka pln franko-gjerman” pastaj tha së bashku në duet me presidenten Osmani se Plani franko-gjerman bazë e mirë për bisedime me Serbinë?
Kujt i duhen gjithë këto drama politike? Kush pëson më së shumti në këtë gjithë këtë traumatizim të opinionit publik dhe provokim të faktorit ndërkombëtar?
A janë mashtrime të kota të Albin Kurtit se “nuk dorëzohet para presionit ndërkombëtar” një alibi e rrejshme e tij për të zgjatur jetën e pushtetit të tij?
Dhe krejt në fund: A do të lëvizin lirshëm serbët me targa ilegale apo jo prej nesër nëpër Kosovë a jo?
Përgjigjen e di më së miri Kurti e Bislmi? (Botapress.info)