Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një kabllo, raporton Gazeta Sinjali.
Kosova vendos të aplikojë për anëtarësim në BE para fundit të vitit
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 39-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri iu kishte lënë një letër lamtumirëse familjes së tij, ku i kishte paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 39-vjeçarit.