Është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, ku është miratuar qëndrimi zyrtar për aplikim në BE.
Sipas një njoftimit nga faqen zyrtare “Integrimi Evropian i Kosovës”, nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e mbajtur është diskutuar për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante.
Sa janë paguar dhe sa do t’u zbriten pagat prokurorëve e gjykatësve me vendimin e Kurtit?
“Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj. Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit”, thuhet në njoftim.
Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/316553231_434952865472052_3789206504433754069_n-900x600.jpg)