Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë shpalosur Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit.
Targat “shpërbëjnë” QUINT’in- si reaguan pesë ambasadat për mosmarrëveshjen në Bruksel
Gjatë fjalimit të tyre është ndërprerë energjia elektrike në sallën “Dokukino” në Prizren.
Qeveria e Kosovës përmes Kurtit dhe Muratit ka filluar diskutimet publike lidhur me buxhetin tashmë të miratuar.
Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2023, derisa atë shumica parlamentare e ka konsideruar si buxhet të mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë e arsimit.