Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “është e domosdoshme” që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ta korrigjojë gabimin që bëri në negociatat e ditës së hënë në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se roli i ambasadorit Hovenier është “gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ”, derisa shtoi se prej kur ka mbaruar takimi në Bruksel, ai nuk ka pasur kontakt me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.
Çështja e targave: Limaj kishte parashikuar tërheqjen e Kurtit në minutën e fundit (Video)
Kryeministri tha se SHBA dhe ambasadori Hovenier janë në kontakt me Brukselin
“Që prej se përfundoi takimi i djeshëm në kuadër të bisedimeve tetë orëshe që kemi pasur dje unë nuk kam komunikuar më Josep Borrell i cili me keqardhje ritheksoj e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-ë duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat ndonëse aty unë ka, qen më dakord që faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhjeje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve deri në marsin e vitit 2023. Pra ti japim shans pa gjoba marrëveshjes por jo vetëm për targa e ta flakim tutje çështjen e bisedimeve për marrëveshje përfundimtare. Në anën tjetër Serbia është zotuar që nuk do të lëshojë më aso targa të kohës së Millosheviqit”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë se është optimist për një zgjidhje sa i përket targave brenda 48 orëve, duke theksuar se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier po i bën përpjekjet maksimale duke biseduar me Brukselin.
“Tash SHBA-së i duhen edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohen në dakordim sot ose nesër. Po i bëjnë përpjekjet maksimale. Nuk mendoj se jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal në mënyrë që brenda 48 orëve ta kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel duke mos u kufizuar për punët si puna e targave”, tha Kurti.