Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihen në zyrë fotografitë e ish-Presidentit, Hashim Thaçi dhe komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Mirëmëngjesi!
Komandanti legjendar dhe Presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyrën time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra!”, ka shkruar Musliu.