Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Hoti ka shprehur zhgënjimin e tij duke thënë se “Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat…Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen”.
Për më shumë ja postimi i Hotit në Facebook:
Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!!
Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë.
Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen.
Kjo qasje nuk shpie askund.
Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve.