Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore, përmes platformës e-Kosova janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se deri tash nuk ka pasur ankesa, ndërsa verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
“Brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime. Deri më tani, janë verifikuar 730,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit. Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Subvencionimi i prindërve për blerjen e teksteve shkollore vitin e kaluar i ka kushtuar shtetit rreth 20 milionë euro.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e