Kosovarët edhe këtë vit kanë qenë cak i autoriteteve serbe, të cilat kanë kryer disa arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nën akuza për “krime lufte” dhe vepra të rënda, raporton Gazeta Sinjali.
Pas lirimit të vëllezërve Xhemajl e Bashkim Emini nga Rahoveci, të ndaluar javën e kaluar në Serbi, disa raste të tjera mbeten ende të hapura, përfshirë atë të ish-policit Arbnor Spahiu dhe të Behar Preniqit.
Rasti i vëllezërve Emini
Dy vëllezërit nga Rahoveci u arrestuan nga autoritetet serbe me pretendimin se kishin kryer krime lufte në gusht të vitit 1999. Por familjarët dhe bashkëqytetarët e tyre theksojnë se ata nuk kanë qenë asnjëherë pjesëtarë të UÇK-së. Tashmë ata janë liruar dhe janë kthyer në Gjermani, ku edhe jetojnë.
Arbnor Spahiu, ende në paraburgim
Ndryshe, ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar më 7 qershor në Serbi, vazhdon të mbahet në paraburgim. Ai akuzohet nga shteti serb për përfshirje në sulmin në Banjskë të shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjykata e Lartë në Suboticë ka vendosur vazhdimin e paraburgimit edhe për 30 ditë, ndërkohë që familja e tij përballet me vështirësi të mëdha financiare. Bashkëshortja e tij ka bërë thirrje publike për ndihmë, duke treguar për barrën e rëndë të shpenzimeve gjyqësore.
Arrestimi i Behar Preniqit
Më 5 gusht, autoritetet serbe arrestuan në kufirin Kroaci–Serbi shtetasin kosovar Behar Preniqi, duke e akuzuar për pjesëmarrje në UÇK. Familjarët mohojnë kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se gjatë luftës ai ka qenë fëmijë dhe nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin.
Rastet tjera të ndalimeve
Këtë vit, Serbia ndaloi edhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, në pikën kufitare të Merdarës, por ai u lirua pas pak kohësh.
Reagimi i institucioneve
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësim për rastet e përsëritura të ndalimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Gjithashtu, MPJD ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë, sidomos ata që vijnë nga mërgata, që të shmangin kalimin përmes Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative, për të evituar çdo rrezik të mundshëm.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së