Një bastisje e Policisë në Pejë ka zbuluar armë e municion në banesën e zyrtarit komunal Luan Gashi, rreth 44-vjeçar, pas publikimit të një videoje ku ai shihej duke konsumuar lëndë narkotike dhe me armë në tavolinë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi: një armë zjarri turke, 2 karikatorë, 123 fishekë kalibër 9×19 mm, një thikë.
Në zyrën e tij në objektet e Komunës së Pejës nuk u gjet asgjë e kundërligjshme.
Gashi u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor, ku u intervistua nga hetuesit rajonalë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar për “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e