Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë.
Fjala është për Luan Gashin, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.
Arrestimin e tij, për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Ai bëri me dije se i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar. Policia ka bastisur banesën e tij dhe zyrën e punës, ku i është sekuestruar një armë.
“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Nikçi.



Të tjera
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit
Aktuale
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror