Vartës dhe përkrahës të pushteti po vazhdojnë ofendimet e sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Cak i këtyre sulmeve ishte edhe Këshilltari special për punë të jashtme i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Chollet në rrjetin social Twitter, shkroi për bisedën që pati me kryeministrin Kurti, ku ndër të tjera kërkoi shtyrjen e gjobave për targat dhe përqëndrimin e palës kosovare dhe asaj serbe në dialog.
“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shmangien e eskalimit të mëtejmë: shtyjini gjobat për targat, mbajeni derën hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione, dhe përqendrohuni në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për ta avancuar integrimin evropian e euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar ai.
Sulmet ndaj Chollet
I menjëherëshm ka qenë reagimi i përkrahësve të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti, të cilët ofenduan në forma të ndryshme këshilltarin e DASH-it.
“Bla bla bla..!! Sugjerimet tuaja janë pa kuptim” “Politikat e ShBA-së për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën së fundi janë shumë të shëmtuara. Duket se ju djem luani për ekspansionizmin kroat e serb.”, është një nga komentet e shumta që ka marrë Chollet në Twitter.
Dikush e paralajmëroi që të bëhet gati për një konflikt të ri.
“Serbia e merr atë që e dëshiron. E merr në Bosnjë, këtu në Republikën Serbe, dhe duke iu falënderuar ShBA-së, tash një republikë serbe 2.0 në Kosovë. Më 2030 përgatituni për një konflikt tjetër, zotëri”, ka thënë një nga komentuesit.
Një tjetër, duke e kundërshtuar Cholletin, i tregoi atij se Kurti ka integritet e dinjitet.
“I sëmurë dhe i lodhur nga përpjekjet tuaja për të na shtyrë me forcë ne! Ju nuk po merreni më me mashtrues e kriminelë, po merreni me një kryeministër të Kosovës, i cili ka integritet dhe dinjitet! Njësoj si presidenti Rugova para pak dekadave! Ne të gjithë jemi Albin Kurti!”, janë disa nga komentet që janë lënë në shkrimin e Chollet.
Telefonata për Kurtin nga Amerika, Chollet tregon se kërkoi shtyrjen e gjobave për targat
“Kurti flet për popullin e Kosovës. Populli dëshiron lirinë e vërtetë dhe jo zbutjen e agresorit të tij dhe të mos jetë peng në vendin e vet. Çfarë normalizimi synoni me qetësimin e Serbisë? Ju lutemi, ndaloni këtë retorikë “përshkallëzuese” të adresuar në Kosovë.”, ka komentuar një qytetar.
“Është e dhimbshme të shoh SHBA-në duke mbajtur politikën e qetësimit të përfaqësuesit kryesor të Rusisë në Evropë – Serbisë. Do të ishte mirë të ishim dukshëm më të zëshëm për rreshtimin skandaloz të Serbisë me RF, në mes të një agresioni dhe terrori të paprecedentë që po ndodh në zemër të Evropës.”, ka komentuar një tjetër.
Deklaratat e ndryshme të Kurti dhe Chollet
Në anën tjetër, për dallim nga Chollet që kërkoi shtyrjen e gjobave për targat, kryeministri Kurti, ka thënë se me zyrtarin amerikan kanë biseduar për nevojën e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, me qendër në njohjen reciproke.
Kurti askund nuk ka përmendur çështjen e targave, por vetëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, më njohjen reciproke në qendër.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e Shtetit, Derek Chollet, për nevojën për një marrëveshje për normalizim të plotë me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, me fokus në situatën e sigurisë në Kosovë, të shoqëruar me sundimin e ligjit.”, ka shkruar Kurti.
Përveç kësaj, Kurti në Twitter nuk i ka bërë etiketuar (tag) këshilltari Chollet.
Nuk është hera e parë që Kurti publikon deklarata të ndryshme nga ajo se çfarë diskutohet në takime me zyrtarët e huaj. Një rast i tillë i kishte ndodhur edhe me vizitën e tij në Norvegji.
Escobar thotë se edhe publiku do të përfshihet në diskutimet për planin franko-gjerman
Ndërkohë, Chollet, ditë më parë, kishte riktheksuar zhgënjimin e diplomatëve amerikanë ndaj refuzimit të kërkesës së tyre nga kryeministri Kurti për të shtyrë për një periudhë dhjetë mujore për targat.
Në një postim në Twitter, Chollet kishte thënë se ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, më të cilin, siç deklaroi, ndau “zhgënjimin me vendimin e Kosovës për të mos zgjatur afatin për regjimin e targave”.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, kishte shkruar ai.
Kujtojmë se vendimi për targat nxiti serbët që të largohen nga institucionet e Kosovës, teksa sipas raportimeve të mediave, të dielën më 20 nëntor mund të ketë një takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.