Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.
Një punetor i një kompanie qe merret me ndertimari është lënduar derisa ishte në vendin e punës dhe për pasojë ka humbur jetën
E konfirmon Kabineti i Konjufcës: Ish-deputetët e Listës Serbe s’do të marrin asnjë cent
Sinjali mëson se viktima është 64-vjeçari, Bislim Brahimi.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Brahimi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.
Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdeken e Brahimit.
Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.