Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës.
Një veturë dhe një autobus që po bartte udhëtarë në aksin Pejë-Prishtinë janë përplasur mes vete.
Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.
Më poshtë pamje të publikuara nga portali Klina.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha për IndeksOnline se nga informacionet e grumbulluara deri më tani është konfimuar se ka pasagjerë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e